RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bie çmimi i grurit pas vendimit të Rusisë për t’iu kthyer Marrëveshjes së Stambollit

bie-cmimi-i-grurit-pas-vendimit-te-rusise-per-t’iu-kthyer-marreveshjes-se-stambollit

Çmimi i grurit shënoi rënie sapo Rusia njoftoi sot kthimin e saj në zbatimin e marrëveshjes së korridorit të drithit të Detit të Zi, të arritur në korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Kontratat e së ardhmes së grurit të Çikagos u ulën me 6.58 për qind në 8.4 dollarë për buhel ndërsa shqetësimet për furnizimin u zbutën me rifillimin e marrëveshjes.

Çmimet e grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos ranë me 6.5 për qind në 8.4 dollarë për buhel.

Çmimet e misrit ranë me 2.3 për qind në 6.8 dollarë për buhel, pasi arritën nivelin më të lartë në tre muaj të hënën.

Të shtunën, Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që lejonte eksportin e grurit ukrainas, duke akuzuar Kievin për sulmin ndaj flotës ruse në Detin e Zi.

Më 22 korrik, Turqi, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje në Istanbul për eksportin e grurit nga tre porte ukrainase në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar nga lufta ruso-ukrainase që filloi në shkurt. Rreth 10 milionë tonë drithë janë eksportuan në kuadër të marrëveshjes.

Related posts

Politika e migracionit, Hungaria si model? Lavdërimi “helmues” i Orban për Scholz dhe qeverinë gjermane: Mirë se erdhe në klub!

admin

Kosovë, krijohet qeveria e re “Kurti 3”, SHBA: Presim të bashkëpunojmë për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta

admin

SHBA-ja informon ndërmjetësuesit se faza e dytë e marrëveshjes për Gazën do të fillojë në janar

admin