RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Jugut po përgatitet për dislokim në Ngushticën e Hormuzit

koreja-e-jugut-po-pergatitet-per-dislokim-ne-ngushticen-e-hormuzit

Ushtria e Koresë së Jugut po bën “përgatitje konkrete” për dislokimin e trupave në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

“Po bëjmë përgatitje konkrete për dërgimin e forcave detare në Ngushticën e Hormuzit”, i tha transmetuesit australian SBS një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Raporti tha se dislokimi, për të cilin po bëhen përgatitjet, përfshin avionë patrullimi detar P-8, një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese dhe një anije mbështetëse logjistike.

Qeveria e Koresë së Jugut kishte deklaruar më parë se do të ndërmerrte një dislokim në ngushticë vetëm pas përfundimit të luftës SHBA-Iran.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi publikisht Seulin për refuzimin e pjesëmarrjes në veprimet kundër Iranit ndërsa SHBA-ja së fundmi reduktoi një stërvitje ushtarake me Korenë e Jugut.

“Me sa kuptoj, po zhvillohen gjithashtu diskutime me vendet përkatëse lidhur me portet bazë dhe bazat operacionale”, citohet të ketë thënë për SBS një zyrtar i lartë ushtarak.

Dislokimi kërkon një vendim nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), një rezolutë të miratuar në mbledhjen e kabinetit dhe pëlqimin e Asamblesë Kombëtare.

Related posts

“Ka ardhur koha që lufta Izrael-Gaza të përfundojë”- Presidenti Biden prezanton planin me tre faza! Ja çfarë parashikohet

admin

Përmbaruesi Privat bllokon përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës për rastin Z-Mobile

admin

Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës/ Dehari: Pa marrëveshje, nuk zgjidhet ngërçi politik

admin