Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa balistike të paspecifikuara me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë në veri të kryeqytetit Phenian, raportuan mediat koreano-jugore dhe japoneze, transmeton Anadolu.
Duke cituar ushtrinë e Koresë së Jugut, agjencia Yonhap me bazë në Seul raportoi se lançimi i fundit, i kryer nga zona Sunan, mund të ketë qenë në shenjë proteste ndaj një serie të fundit të stërvitjeve të mëdha me zjarr të vërtetë nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja që përfundoi këtë javë.
Më herët gjatë ditës, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Veriut lëshoi një deklaratë duke denoncuar ato që i quajti stërvitje “provokative dhe të papërgjegjshme”.
Shtabi i Përgjithshëm i Seulit tha se e kanë detektuar lëshimin e raketave, por nuk dha më shumë detaje.
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se raketat që arritën një lartësi maksimale prej rreth 50 kilometrash ranë brenda zonës ekskluzive ekonomike të vendit (EEZ), njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.
E para udhëtoi rreth 850 kilometra, ndërsa e dyta fluturoi rreth 900 kilometra.
Koreja e Veriut realizoi për herë të fundit një lëshim rakete më 13 prill.
South Korea’s military says North Korea has test fired two short range missiles in Sea of Japan pic.twitter.com/Y4vve3LS2J
— TRT World Now (@TRTWorldNow) June 15, 2023