RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë balistike me rreze të gjatë

koreja-e-veriut-leshon-edhe-nje-rakete-balistike-me-rreze-te-gjate

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, ka thënë se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale me rreze të mjaftueshme sa për të goditur kontinentin e SHBA- së.

Siç raporton BBC-ja raketa është ulur në det, rreth 210 km në perëndim të Hokkaidos.

SHBA-ja e ka dënuar lëshimin, ndërsa Koreja e Jugut ka urdhëruar masa më të forta për të frenuar Veriun.

Të enjten Ministra e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut, paralajmëroi për një reagim më të ashpër ndaj çdo pranie ushtarake në rritje të SHBA-së në rajon.

Ajo lëshoi gjithashtu një raketë balistike me rreze të shkurtër në të njëjtën ditë.

Kjo pasoi takimin e së dielës midis presidentit të Koresë së Jugut, Xhon Suk-jeol, presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe kryeministri japonez, Fumio Kishida, që u mbajt në Kamboxhia. Në këtë takim palët u pajtuan të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Të premten zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-së, Adrian Uatson, ka theksuar se Biden ishte informuar për lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut, dhe se SHBA-ja do të konsultohej me partnerët.

Koreja e Veriut ka gjuajtur më shumë se 50 raketa gjatë dy muajve të fundit, shumica prej tyre me rreze të shkurtër. Këto lansime me rreze të gjatë janë më të rralla, dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-në, pasi raketat janë projektuar për të transportuar mbushje bërthamore në çdo vend të kontinentit të SHBA-së.

Shefat ushtarakë në Seul, kanë bërë të ditur se raketa e fundit balistike ndërkontinentale është lëshuar nga afërsia kryeqytetit koreano-verior Piongianeg, në orën 10:15 me orën lokale.

Related posts

Turqia, vendi i dytë që dërgoi më shumë ndihma në Rripin e Gazës

admin6

Ministri gjerman i Mbrojtjes të hënën vjen në Kosovë

admin6

BeH dhe Serbia njoftojnë se nuk i njohin referendumet pro-ruse në Ukrainë

admin