Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia ka gjetur mbështjetje nga vendi komunsit i Koresë së Veriut.
Një zyrtar i Lartë i Koresë së Veriut ka deklaruar se referendumet simuluese të mbajtura në katër rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia janë “në përputhje me Kartën e OKB-së”.
Jo Cheol Su, drejtor i përgjithshëm për organizatat ndërkombëtare në ministrinë e jashtme të Koresë së Veriut, tha se ata mbështesin qëndrimin e qeverisë ruse për aneksimin e territoreve ukrainase dhe se do të njohin zonat si tokë ruse.