Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un shpalli fitoren në betejën kundër koronavirusit të ri, duke urdhëruar heqjen e masave të vendosura në muajin maj.
Koreja e Veriut nuk ka treguar numrin e të infektuarve, por që nga 29 korriku nuk ka raportuar asnjë rast të ri të dyshuar, shkruan CNN.
“Ndërsa hoqi masat maksimale kundër pandemisë, Kim tha se Koreja e Veriut duhet të mbajë një barrierë të fortë anti-epidemike dhe të intensifikojë punën anti-epidemike deri në fund të krizës globale shëndetësore”, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.
Sipas vëzhguesve, kjo mund t’i hapë rrugën Koresë së Veriut për të kryer një test të armëve bërthamore për herë të parë që nga viti 2017.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime mbi pretendimet e Koresë së Veriut, duke thënë se muajin e kaluar besonte se situata po përkeqësohej, teksa mungonin të dhënat ngfa vendi komunist. /euronews