RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja Jugore thyen rekordin e saj botëror për nivelin e ulët të lindshmërisë

koreja-jugore-thyen-rekordin-e-saj-boteror-per-nivelin-e-ulet-te-lindshmerise

Niveli i fertilitetit të Koresë Jugore, i cili është më i ulëti më botë, ka rënë edhe më tutje.

Agjencia kombëtare e Statistikave ka bërë të ditur të mërkurën se niveli i fertilitetit, apo mesatarja e numrit të fëmijëve të pritur për një grua, ka rënë në 0,78 në 2022, duke rënë nga 0,81 sa ishte një vit më parë, raportoi CNN-i.

Shtetet kanë nevojë për një nivel fertiliteti prej 2,1 për të pasur një popullsi stabile, në mungesë të imigracionit.

Niveli i lindshmërisë së Koresë së Veriut ka rënë që nga viti 2015, derisa shteti ka regjistruar më shumë vdekje se lindje, për herë të parë në vitin 2020, një trend që ka vazhduar që atëherë.

Në vitin 2022, shteti ka regjistruar rreth 249 mijë lindje dhe mbi 370 mijë vdekje.

Të dhëna të ngjashme demografike janë parë edhe në disa shtete të tjera aziatike, përfshirë Japoninë dhe Kinën, duke ngritur shqetësimet për rënien e madhe të numrit të personave të aftë për punë.

Ekspertët thonë se arsyet për këto ndryshime demografike në të gjithë rajonin përfshijnë kulturat e kërkuara të punës, rritjen e kostove të jetesës, ndryshimin e qëndrimeve ndaj martesës dhe barazisë gjinore dhe rritjen e zhgënjimit midis brezave të rinj.

Por pavarësisht faktorëve ekonomikë, investimet për problemin kanë rezultuar joefektive. Shtatorin e kaluar, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, pranoi se më shumë se 200 miliardë dollarë janë shpenzuKoreja Jugore thyen rekordin e saj botëror për nivelin e ulët të lindshmërisë

Related posts

41 persona humbin jetën nga zjarri në një kishë të Kajros

admin

NASA: Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar që nga viti 1880

rezart morina

Liderët botërorë bëjnë thirrje për qetësi në Rafah

RTI