RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshjen IPA-2022 në vlerë mbi 62 milionë euro

kosova-dhe-be-ja-nenshkruajne-marreveshjen-ipa-2022-ne-vlere-mbi-62-milione-euro

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së, për Programin vjetor IPA 2022.

Bazuar në këtë marrëveshje Kosova përfiton 62.25 milionë euro për projekte në fusha të ndryshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit që është zhvilluar të premten në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, Bislimi ka folur për fushat në të cilat do të përdoren këto mjete.

“Me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të IPA 2022 Kosova po përfiton edhe 62.25 milionë euro nga Bashkimi Evropian, të cilat do të zbatojnë një sërë projektesh, sikurse përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, Instrumenti për përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, efiçienca e energjisë, ekonomia qarkore dhe e mbeturinave, ujërat e zeza, zhvillimi i përgjithshëm socio-ekonomik, si dhe përkrahja për kthimin dhe integrimin e komunitetev”, ka theksuar Bisllimi.

Ai ka theksuar se projektet do të bashkëfinancohen edhe nga buxheti i Kosovës në vlerë prej 4.7 milionë eurove dhe se marrëveshja do të sjellë edhe financime nga partnerë të tjerë bilateralë në vlerë prej 24.88 milionë eurove.

Gjithsej sipas tij kjo marrëveshje mundëson zbatim të fondeve në vlerë prej 91.83 milionë eurove.

Ai ka thënë se kjo është marrëveshja e tretë që Kosova po nënshkruan në kuadër të programeve IPA 3, brenda një periudhe të shkurtër.

“Deri më tani kanë hyrë në fuqi dy marrëveshje për IPA-3, marrëveshja , njëra për programin IPA 2021 dhe tjera për Programin IPA 2023, kjo e fundit e orientuar në mbështetje të sektorit të energjisë. Javën e kaluar në pranuam pagesën e parë nga Bashkimi Evropian në buxhetin tonë për IPA 2023 në vlerë 67.5 milionë euro, që përbën 90 për qind të shumës totale prej 75 milionë eurosh, po ashtu projektet për IPA 2021 tani janë në fazën kontraktuale nga Zyra e BE-së dhe partnerët zbatues për ato”, ka deklaruar Bislimi.

Related posts

Aliu njofton se 13 zona të reja të trashegimisë natyrorë u janë shtuar zonave të mbrojtura të Kosovës

admin

Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëron pezullimin e rrjetit social “X” në vend

admin

Von der Leyen: BE e tronditur nga sulmet me raketa ruse në qytetet ukarainase

admin