RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova dhe Shqipëria ngriten në rënditje sa i përket fuqisë ushtarake, Serbia pëson rënie

kosova-dhe-shqiperia-ngriten-ne-renditje-sa-i-perket-fuqise-ushtarake,-serbia-peson-renie

Indeksi i Fuqisë Globale 2023, i hartuar nga Global Fire Power e rendit Kosovën në vendin e 134-të nga 140 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë së tyre, ushtarake dhe njerëzore.

Krahasuar me studimin e një viti më parë, Kosova ka përmirësim në pesë shkallë. Në 2021 renditej e 139-ta në botë, ndërsa tani ndodhet në renditjen 134-të – duke lënë prapa, Panamanë, Republikën e Afrikës Qendrore, Islandën, Sierra Leone, Beliz, Surinami, Somalinë, Moldavinë, Beninin dhe Butanin.

Shqipëria renditet më në vendin e 91, duke u ngritur për 24 vende në renditje, krahasuar me vitin 2022, që ishte në vendin e 115-të.

Serbia është e pozicionuar në vendin e 58, duke pësuar rënie për katër shkallë. Kroacia renditet e 69-ta në total sipas studimit, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 133-të ndërsa Mali i Zi në vendin e 128 dhe Maqedonia në vendin e 108-të, njofton Telegrafi.

Ndërsa 10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia.

Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm.

Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.

Indeksi hartohet nga Global Fire Power, e njohur për publikimet statistikore në fushën e ushtrisë, logjistikës, resurset natyrore dhe ato financiare etj.

Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.

Related posts

Një i vdekur e 483 raste të reja me COVID-19 të enjten në Kosovë

admin

Pritje mbi tri orë në Merdar për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat tjera kufitare

rezart morina

Zelensky mbërrin në Sofje për një vizitë njëditore

rezart morina