RTV AHIRETI
Lajme

Kosova – e vetmja në rajon që ndalon shaminë

kosova-–-e-vetmja-ne-rajon-qe-ndalon-shamine

Shkruan: Mr. Amir Shabani

Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës doli mbi Kushtetutën dhe refuzoi padinë për moslejimin e mbajtjes së shamisë për femrat muslimane në shkollat publike, përkundër faktit se janë mbi 94% muslimanë dhe rrjedhimisht shkel mbi të drejtat themelore të njeriut të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare, një padrejtësi e tillë as që diskutohet në shtetin fqinj, siç është Maqedonia e Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut nuk jemi më shumë se 35% muslimanë të deklaruar zyrtarisht, mirëpo padrejtësi të tilla nuk kemi hasur saqë institucionet të ndërmarrin vendime për cënimin e lirisë dhe të drejtës së veshëmbathjes. Madje tek ne nuk është problematike edhe falja e namazit në vendin e punës dhe shkuarjen në xhami për namazin e xhumasë.

Në lidhje me temën në fjalë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RMV-së ka deklaruar: “Rregullimi ligjor në arsim në Maqedoni nuk e kufizon mbajtjen e hixhabit në shkolla dhe deri më sot nuk është iniciuar asnjë diskutim për ndryshimin e ligjeve. Veshja e nxënësve dhe mësuesve gjatë orëve të mësimit rregullohet nga vetë shkollat ​​duke zhvilluar dhe miratuar një kod përmes organeve drejtuese dhe vendimmarrëse.”

Maqedonia, së bashku me Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë, Greqinë dhe madje edhe Serbinë, është ndër vendet më liberale kur bëhet fjalë për të drejtën e mbajtjes së veshjeve fetare në vende publike dhe kjo vlen veçanërisht për mbulimin e fytyrës dhe kokës së grave muslimane.

Franca është vendi i parë evropian që ndaloi mbajtjen e burkës dhe nikabit në vende publike në vitin 2010 dhe përveç Francës, ekziston një ndalim i plotë ose i pjesshëm për mbulimin e fytyrës në Belgjikë, Danimarkë, Austri, Bullgari dhe Zvicër, Holandë, Norvegji dhe pjesë të Gjermanisë.

The post Kosova – e vetmja në rajon që ndalon shaminë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, 13 persona të arrestuar në ishullin grek! Parashikohen gjoba deri në 200 mijë euro dhe 20 vite burg për zjarrvënësit

admin

Zelensky do t’i drejtohet parlamentit zviceran

Muhamet Ramadani

Po vuan dënimin me 8 vite burg, kritiku i Kremlinit futet në izolim

admin