RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti për ish-krerët e UÇK-së: E drejtë që ata të kthehen në shtëpi, ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare

kurti-per-ish-kreret-e-uck-se:-e-drejte-qe-ata-te-kthehen-ne-shtepi,-ta-mbrojne-ne-liri-luften-e-drejte-clirimtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë tash e pesë vite.

“Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë.

Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”.

Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim.

Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet.
Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar.
E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.
Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”.

Related posts

Policia po e interviston gruan e Millan Radojiçiqit

Muhamet Ramadani

Publikohet draft-statuti i Asociacionit nga FES: Flamur të veçantë, Kuvend, Kryetar…

Muhamet Ramadani

Kili i bashkohet Afrikës së Jugut për të paditur Iz’raelin për gje’nocid

admin