RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova pa Gjykatë Ushtarake, kërkohet themelimi i saj

kosova-pa-gjykate-ushtarake,-kerkohet-themelimi-i-saj

Kosova nuk ka gjykatë ushtarake për shqyrtimin e shkeljeve ligjore apo veprave penale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë. Kjo gjykatë e luan rolin e forcimit të disiplinës, thotë Sokol Dobruna, i cili ishte kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas tij, pavarësisht numrit të ushtarëve, Kosova duhet të themelojë institucion të veçantë për trajtimin e rasteve penale të pjesëtarëve të Forcës (FSK).

Megjithatë, me këtë nuk pajtohet ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati dhe drejtori i Qendrës Kosovare për Studimeve të Sigurisë, Mentor Vrajolli. Ata vlerësojnë se ka kosto buxhetore dhe bazuar në numrin aktual të pjesëtarëve të ushtrisë, është e panevojshme një iniciativë të tillë.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna thotë për KosovaPress se veprimtaria e së njëjtës ka zgjatur rreth katër muaj gjatë viteve ’98 dhe ’99.

Dobruna thekson se është e nevojshme që edhe tani Kosova të themelojë një institucion të tillë, meqë do të shërbejë për forcimin e disiplinës.

Por, të njëjtin mendim nuk e ndan ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, i cili thekson se aktualisht është numër i vogël i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Madje, siç shton Kastrati, janë të rralla rastet kur pjesëtarët të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfshihen në vepra penale.

Edhe Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë konsideron se bazuar në numrin e vogël të pjesëtarëve të ushtrisë, nuk ka nevojë për themelimin e një gjykate të posaçme.

Në lidhje me atë nëse shteti ka nevojë të ketë një gjykatë ushtarake, përkundër kërkesës dhe pritjes, Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur

Related posts

Sindikalistët e Trepçës kërkojnë vetëm pagën e tyre

RTI

Kurti udhëton për në Gjermani

RTI

Escobar e Lajçak në Prishtinë për të takuar Kurtin

admin