RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

kosova-vendi-i-dyte-me-i-varfer-ne-evrope,-moldavia-e-para

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për vitin 2025, Kosova renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Evropë, në bazë të paritetit të fuqisë blerëse.

Sipas raportimeve të referuara nga World Atlas, Kosova figuron në vendin e dytë pas Moldavisë, e cila ka nivelin më të ulët, ndërsa Ukraina renditet menjëherë pas saj.

Ekonomia e Kosovës, sipas të dhënave vazhdon të mbështetet kryesisht në sektorin e shërbimeve, ndërtimtarinë dhe dërgesat financiare nga diaspora, veçanërisht nga shtetet si Gjermania, Zvicra dhe Austria, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë vendore.

Në aspektin social, papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, ndërsa sfidë për zhvillimin ekonomik vazhdon të jetë edhe niveli i kufizuar i investimeve të huaja dhe procesi i integrimit në institucionet ndërkombëtare.

Related posts

UNICEF: Të paktën 300 fëmijë raportohet se janë vrarë në Gaza gjatë 300 ditëve të fundit

Irfan Jahiu

“UÇK, UÇK!”/ Djali i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit priten me ovacione në aeroportin e Prishtinës. Endrit Thaçi: Gjykatë kriminale!

admin

Rritja e një fëmije në Gjermani kushton rreth 150 mijë euro

admin