RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

kosova-vendos-regjim-vizash-per-shtetasit-e-rusise

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të vendoset regjim i vizave për shtetasit e Rusisë.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se shtetasit rusë me pasaportë të rregullt, zyrtare e diplomatike si dhe ata që kanë leje qëndrimi biometrik të lëshuar nga shtetet e Schengenit do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës për hyrje, tranzit dhe qëndrim në Kosovë.

“Me pezullim të këtyre dy pikave, të gjithë shtetasit e Federatës ruse me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë leje qëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Shengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë”, tha ai.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi ka arsyetuar këtë vendim për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të pikave 2 dhe 5 të vendimit të Qeverisë të datës 29 nëntor 2013.

“Aprovimi i një vendimi të tillë do të kontribuonte në ruajtjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, po ashtu në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe pjesëmarrjen aktive të Republikës së Kosovës në aleancat ndërkombëtare”, theksoi Gashi.

Related posts

Gjermania dhe Holanda marrin rol të ri komandues të NATO-s në frontin baltik

Kushtrim Guraj

Kurti: Masat e BE-së duhet të largohen para se të shpallim zgjedhjet në veri

admin

Sulmi i Iranit/ Përfundon mbledhja e kabineti të luftës izraelite, zëdhënësi i ushtrisë: Kemi miratuar plane operacionale sulmuese dhe mbrojtëse

admin