RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovarët pa pasaportë e letërnjoftime deri në fund të janarit

kosovaret-pa-pasaporte-e-leternjoftime-deri-ne-fund-te-janarit

Qytetarë të shumtë kanë mbetur pa dokumente me afat të rregullt, si shkak i mos furnizimit nga Ministria e Punëve të Brendshme me pasaportë, letërnjoftime dhe patentë-shoferë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se në fund të janarit pritet të fillojë furnizimi me material për prodhimin e pasaportave, lejeve të vozitjes dhe letërnjoftimeve.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, u tha nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndryshe nga MPB së fundi është lidhur një kontratë prej 4 milionë eurove me një kompani gjermane, për furnizim me material të tillë.

Qytetarët vazhdimisht kanë pasur probleme të mëdha , pikërisht si shkak i mungesës së këtyre materialeve.

Related posts

Organizata franceze shpëton nga fundosja qindra njerëz në Maltë

admin

Sot vendoset si procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë

admin

Situatë dramatike, Bullgaria tërheq ambasadorin nga Maqedonia e Veriut

admin