RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovarët të zhytur në borxhe, rreth 5 miliardë euro kredi

kosovaret-te-zhytur-ne-borxhe,-rreth-5-miliarde-euro-kredi

Rezervës Federale Amerikane, që sipas tij është e ditur se kjo do të ndikonte në rritjen e inflacion në tërë Evropën, rrjedhimisht edhe në Kosovë.

Mehmeti shtoi se pret që të ketë ulje të inflacionit.

“Marrja e vendimit nga Banka Qendrore Evropiane për rritjen e normës së interesit dhe Fedit Amerikan natyrshëm që ndikon edhe në rritjen e Euribori-t…Pritjet janë që këtë vit norma e inflacionit të jetë përafërsisht rreth 5.4 për qind, me siguri që projeksionit edhe në nivel të Bashkimit Evropian por edhe në nivel të Amerikës janë që do të kemi një ulje të inflacionit”, tha Mehmeti.

Përveç rritjes së kredive, edhe depozitat kanë arritur në vlerën 5 miliardë e 875.9 milionë euro.

Ndërsa, bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-tetor 2023.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

Related posts

Studimi në Francë: Puna gjatë natës shkakton kancerin e gjirit

admin

Presidenti turk Erdoğan mirëpret kryeministrin shqiptar Edi Rama

admin

LDK-ja më 1 qershor hyn në zgjedhje të brendshme

rezart morina