RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, Banka Qendrore ndalon riqarkullimin e kartmonedhës 500 euro

kosove,-banka-qendrore-ndalon-riqarkullimin-e-kartmonedhes-500-euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim që t’ua ndalojë të gjitha institucioneve financiare bankare dhe jobankare riqarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro, transmeton Anadolu.

Siç njofton BQK-ja, një gjë e tillë nuk ndalon qarkullimin ndërmjet palëve si mjet i ligjshëm i pagesës, mirëpo e njëjta (500 euro) nuk rikthehet në qarkullim nga institucionet financiare kur pranohet nga klientët.

Ky vendim u mor në kuadër të Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, të miratuar nga Bordi i BQK-së, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti 2024.

“Qëllimi i kësaj Rregulloreje është të avancojë dhe përcaktojë standardet rregullative për realizimin profesional të detyrave të institucioneve financiare në lëmin e operacioneve me para të gatshme, duke përfshirë kontrollin e sasisë se parasë në qarkullim, mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar, luftën ndaj parasë se falsifikuar, mbrojtjen e konsumatorit, luftën ndaj aktiviteteve të shpëlarjes se parasë dhe financimit të terrorizmit”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

BQK-ja ndër tjerash ka bërë të ditur se kjo rregullore përveç tjerash, me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara në Kosovë, personat fizikë dhe personat juridikë që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga vlera monetare e tyre.

Këto ndryshime nga BQK-ja vijnë pas një vale mashtrimesh me para të gatshme në Kosovë, sidomos me përhapjen e monedhës falëse prej 2 euro, e cila ka ngritur shqetësime tek qytetarët për një kohë të gjatë.

Related posts

Kërcënohet një prokuror në Prishtinë

admin

2 euro false po qarkullojnë me të madhe në Kosovë

admin

Ia kaloi stafetën Kamala Harris, Joe Biden i përlotur: Amerikë, dhashë më të mirën time për ty

admin