RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, bie bora e parë e sezonit në malet e Sharrit

kosove,-bie-bora-e-pare-e-sezonit-ne-malet-e-sharrit

Bora e parë e sezonit ka rënë në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Kosovës, që shtrihet në kufi me Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu.

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë dje rajonin i lanë vend reshjeve të borës në lartësitë më të mëdha mbidetare.

Malet, të cilat u zbardhën për shkak të reshjeve të borës, tërhoqën vëmendjen e qytetarëve, ku shumë fëmijë ngjitën kodrat e mbuluara me borë dhe kaluan momente emocionuese duke rrëshqitur. Po ashtu, një grup alpinistësh u ngjitën edhe në majat e maleve të Sharrit të mbuluara me borë.

Me borë u mbuluan edhe pistat e Brezovicës, resortit më të rëndësishëm të skijimit në vend.

Malet e Sharrit, të cilat përbëjnë kufirin natyror ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, janë ndër malet më të larta në Ballkan me 30 maja malore të cilat kanë lartësi mbidetare mesatarisht 2 mijë e 500 metra.

Related posts

Grupi për të drejtat e njeriut: 8 civilë vriten në një sulm me dron në Kordofanin e Veriut të Sudanit

Muhamet Ramadani

Algjeria dhe Franca nënshkruajnë 11 marrëveshje për të rritur bashkëpunimin

admin

Dhjetëra të arrestuar dhe 400 mijë paund të sekuestruara! Goditet grupi që trafikonte emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar, mes të ndaluarve edhe 7 shqiptarë

admin