RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, disa të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në Prizren

kosove,-disa-te-lenduar-nga-shperthimi-i-granates-se-dores-ne-prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona janë plagosur në tregun e kafshëve në qytetin e Prizrenit si pasojë e shpërthimit të një granate dore, transmeton Anadolu.

Policia e Kosovës e cila e konsideroi këtë rast si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha në njoftim për media se rasti ndodhi rreth orës 4 e 50 minuta të mëngjesit.

“Nga informatat e para dyshohet se 9 persona kane pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore. Të gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, të dyshuar mbi këtë rast janë 3 persona të cilët janë në kërkim policor.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar. Gjithashtu, në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë.

Related posts

Maqedoni e Veriut, falet namazi i xhenazes në mungesë për viktimat e tërmetit në Turqi

Muhamet Ramadani

Gashi: Kuvendi miraton ndryshime ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi seksual

Kushtrim Guraj

Opozita shpall fitoren në Stamboll dhe Ankara! Reuters: Turqit dënuan partinë e Erdogan në zgjedhjet lokale

admin