RTV AHIRETI
Lajme

Kosovës iu shtua edhe një hafëz i ri nga Mamusha

kosoves-iu-shtua-edhe-nje-hafez-i-ri-nga-mamusha

Sot, në një atmosferë festive, mes tekbireve e salavateve, në xhaminë e re të Mamushës u përurua hafëzi i ri, Burak Taç.

Trembëdhjetë vjeçari nga Mamusha, Burak Taç është hafëzi më i ri i Kosovës, i cili e ka mësuar Kuranin përmendsh dhe ka përfunduar hifzin me sukses  të plotë  para muhafizit, imamit të xhamisë së re në Mamushë, hafëz Musa Akbulut. Krahas duasë së hafizllëkut, u bë edhe duaja e përfundimit të hatmes së dhjetë nxënësve,  të cilët kanë vijuar mësim besimin dhe kanë përvetësuar leximin e Kuranit dhe kanë bërë hatme pranë imamit të xhamisë së re në Mamushë.

Në këtë manifestim madhështor mori pjesë edhe kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili fillimisht e përgëzoi imamin e xhamisë për angazhimin dhe kontributin e madh në edukimin e brezave të rinj, e sidomos në nxjerrjen e hafëzit të ri dhe uroi familjen dhe të gjithë xhematin e Mamushës për  hafëzin e ri, duke e lutur Allahun që hafëzi, Allahu, t’i falë shëndet e suksese në jetë dhe të jetë prej atyre hafëzëve të denjë që bartin emanetin e fjalës së Allahut. Hafëzi i ri është një krenari për mbarë Bashkësinë Islame
të Kosovës, jo vetëm për familjen e tij, theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.

Related posts

Propozimi i ministrit austriak për qasje të policisë në mesazhe ndez polemika

admin

Rama: Kemi propozuar instalimin e një baze të NATO-s në portin e ri të Durrësit

admin

Ish-shefi hapësinor i Rusisë dyshon për uljen e SHBA në Hënë

admin