RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski-Macron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të suksesshme dhe të integruar në BE

kovacevski-macron:-franca-deshiron-ta-shohe-maqedonine-e-veriut-te-suksesshme-dhe-te-integruar-ne-be

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Bratislavë ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Kryeministri e falënderoi presidentin francez për përfshirjen e tij personale në procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Union.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e integrimit evropian, prandaj edhe kësaj radhe nuk do të mungojë përkrahja nga Franca dhe komuniteti ndërkombëtar në fazat dhe sfidat e mëtejshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Related posts

U rrëmbye në vitin 1951 në parkun e lodrave kur ishte 6 vjeç, burri gjendet i gjallë pas shtatë dekadash

admin

Mbyllen qendrat e votimit në zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Srpska

Muhamet Ramadani

Rrezatimi diellor vuri në rrezik sistemet e A320, Airbus përfundon përditësimin e softuerit për shumicën e flotës të avionëve

admin