RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski: Vendi po vazhdon transformimin e suksesshëm drejt energjisë së gjelbër

kovacevski:-vendi-po-vazhdon-transformimin-e-suksesshem-drejt-energjise-se-gjelber

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, theksoi se edhe këtë vit vendi po vazhdon transformimin e suksesshëm drejt energjisë së gjelbër, duke vazhduar investimet në termocentralet për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme energjetike. Sipas tij, këto investime duhet t’i sigurojnë Maqedonisë së Veriut prodhim më të madh të energjisë elektrike dhe pavarësi energjetike.

“Vetëm në vitin 2022 janë ndërtuar dhe janë vënë në funskion termocentrale dhe prodhojnë energji elektrike me mundësinë e 152 megavat kapacitet të instaluar që prodhojnë energji elektrike nga burime të rinovueshme. Vitin e kaluar Komisioni Rregullator i Energjisë ka lëshuar 267 leje për prodhimin e energjisë elektrike të gjelbër”

Kovaçevski më tej tha se me ndryshumet në Ligjin e Ndërtimeve u thjeshtësuan procedurat për ngritjen e termocentraleve fotovoltaike, të cilat më parë kanë zgjatur prej muajsh dhe përbënin pengesë të madhe për instalimin e termocentraeve fotovoltaike për familjet.

Kreu i Qeverisë gjithashtu përmendi edhe situatën në bujqësi, duke nënvizuar se kanë bërë investime të shumta në kohën e krizës ekonomike dhe energjetike.

“Për herë të parë kemi sjellur plan nacional për prodhimin e ushqimit dhe program intervenues për secilin bujq, kemi intervenuar me 900 milionë denarë me çka kemi mbuluar krizën në disa sektore të bujqësisë”

Dimitar Kovçevski shtoi se për vitin 2023 e kanë buxhetin më të madh deri më tani, me vlerë prej 20 milionë denarë, i cili është i shpërndarë në pesë pika fokusore. /shenja

Related posts

Qindra mijëra njerëz protestojnë në Francë kundër reformës në pensione – VIDEO

rezart morina

Belgjika ndal dritat publike mes krizës energjetike

admin

Aeroporti “Adem Jashari” i stërmbushur me bashkatdhetarë

admin