RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KPK “ultimatum” Osmanit: Dekretoni kryeprokurorin, mundësitë tjera janë shterur

kpk-“ultimatum”-osmanit:-dekretoni-kryeprokurorin,-mundesite-tjera-jane-shterur

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se e i ka drejtuar sot presidentes së vendit, Vjosa Osmani një kërkesë për dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Nga Këshilli Prokurorial është bërë e ditur se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim.

“Andaj, duke vlerësuar lart angazhimin e Zyrës së Presidentes në tërë këtë proces dhe rolin e saj si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, si dhe duke besuar në qëndrimin e përbashkët që të kemi institucione me funksionalitet të plotë, KPK-ja ka kërkuar që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim.

Duhet përkujtuar që në lidhje me këtë nga Presidenca e Kosovës kanë vazhduar të jenë të heshtur, derisa prej shumë kohësh vendi mbetet pa dekretim të Kryeprokurorit të Shtetit, apo një prej pozitave më të larta shtetërore, në kuadër të hetuesisë dhe drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se sot iu ka drejtuar Zyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës me kërkesë për dekretimin e z.Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim.

Andaj, duke vlerësuar lart angazhimin e Zyrës së Presidentes në tërë këtë proces dhe rolin e saj si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, si dhe duke besuar në qëndrimin e përbashkët që të kemi institucione me funksionalitet të plotë, KPK-ja ka kërkuar që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend, prandaj KPK-ja thekson se shtetit dhe institucionit tonë i nevojitet Kryeprokurori i Shtetit me mandat dhe fuqi kushtetuese dhe ligjore.

Related posts

Papa Françesku përkujton migrantët që humbën jetën ne ishullin italian

admin

Gjenden mbetje mortore në Podujevë

rezart morina

Sulm në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë! Autori bërtiste “Allahu akbar”! Dëshmitarët: Donte të shkaktonte shumë viktima

admin