RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

kqz-certifikon-rezultatet-e-balotazhit-per-kryetaret-e-18-komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave të Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 nëntor.

Sipas njoftimit zyrtar, rezultatet janë certifikuar për komunat e mëposhtme: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Ky certifikim i fundit përfshin raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarët e komunave, ndërsa javë më parë KQZ ka përmbyllur edhe certifikimin e rezultateve për 20 komuna të tjera, ku fituesit ishin zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve.

Përveç certifikimit të rezultateve për kryetarët, KQZ ka certifikuar gjithashtu rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendet Komunale të 27 komunave, me përjashtim të Kuvendit Komunal të Istogut, ku aktualisht është duke u shqyrtuar një ankesë.

Rezultatet janë publikuar këtu: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kryetare-te-komunave/

Related posts

FOTO/ Merr fund misteri 81-vjeçar, gjendet nëndetësja britanike e Luftës së Dytë Botërore që u zhduk në vitin 1943

admin

Pushtuesit izraelitë sulmojnë shtëpitë dhe tokat palestineze në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar

Hevzi

Qendra Kulturore Turke në Gjermani pranon letër me kërcënim për vdekje

admin