RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nga rrëshqitjet e dheut në Polinezinë Franceze humbin jetën 7 persona

nga-rreshqitjet-e-dheut-ne-polinezine-franceze-humbin-jeten-7-persona

Të paktën 7 persona humbën jetën në rrëshqitjet e dheut në ishullin e Tahitit, në Polinezinë Franceze, një koloni e Francës në Paqësorin Jugor, transmeton Anadolu.

Presidenti francez Emmanuel Macron ndau një mesazh mbështetjeje për familjet e prekura nga fatkeqësia në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.

Macron deklaroi se shtatë persona humbën jetën në rrëshqitjen e dheut dhe se kishte të zhdukur. Ai falënderoi ekipet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e sigurisë për përpjekjet e tyre.

Një rrëshqitje dheu ndodhi gjatë natës në ishullin e Tahitit, në Polinezinë Franceze në Paqësorin Jugor. Autoritetet lokale paralajmëruan për rrezikun e rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë.

Related posts

Amerikanët e liruar në shkëmbimin historik të të burgosurve rikthehen në Shtetet e Bashkuara

admin

Osmani në OKB: Vuçiq i strehoi dhe mbrojti ata që kryen krime në Kosovë

Muhamet Ramadani

“150 mijë iz’raelitë mbetën të bllokuar jashtë vendit pasi u ndaluan fluturimet”

admin