RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ-ja e gatshme për zgjedhjet në veri

kqz-ja-e-gatshme-per-zgjedhjet-ne-veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të organizojnë sërish zgjedhjet në katër komunat veriore të vendit, kurdo që i kërkohet nga institucionet përgjegjëse, bëri të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Sipas tij, KQZ-ja si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen, prandaj edhe do të merret me të gjitha fazat e organizmit e implementimit të planit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen”, tha ai.

“Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, deklaroi Elezi për EO.

Përderisa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.

Grupi punues duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë te zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së deri me datën 1 shtator të këtij viti.

Kujtojmë, më 10 korrik, Kosova ka arritur marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve, dhe në të është përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje nuk mund të ketë pa shtensionim të plotë të situatës në veri.

BE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të mbahen në një afat sa më të shkurtër kohor.

Related posts

Kryeministri hungarez kritikon politikën e presidentit amerikan ndaj Rusisë

admin

Kush është serbi nga Prishtina që mund t’ia merr Vuçiqit Beogradin në zgjedhjet e 2 qershorit

admin

Pas Biden, shqetësimet dhe për shëndetin mendor të Trump! Ekspertët për “Independent”: Ish-presidenti po humbet kontaktin me realitetin

admin