RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ-ja miraton listën preliminare të votuesve në veri, ja komunat me më shumë votues

kqz-ja-miraton-listen-preliminare-te-votuesve-ne-veri,-ja-komunat-me-me-shume-votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 17-të për këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, u prezantua një raport lidhur me përgatitjet për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Me qëllim të funksionalizimit Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, janë caktuar Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së. Lidhur me këtë, në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për emërimin e rreth 20 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, por që mund të plotësohet gjatë ditëve në vazhdim. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (2023) KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ miratoi raportin jopërfundimtar të Listës së Votuesve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas këtij raporti, numri jopërfundimtar i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 46,248 votues apo 1,153 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune të cilat janë mbajtur më 23 prill 2023, ndërsa numri i përgjithshëm i Qendrave të Votimit është 44.

Related posts

Kërkohen sanksione kundër Serbisë për moszbatim të marrëveshjes bazike

rezart morina

Identifikohet grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen në flagrancë 6 të dyshuarit me 85 mijë euro

rezart morina

Spitali Al-Shifa tani është bosh thotë drejtori

admin6