RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zyrtari korrektues dënohet me 2 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për marrje ryshfeti

zyrtari-korrektues-denohet-me-2-vjet-burgim-dhe-1-mije-euro-gjobe-per-marrje-ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Mentor Avdylajt, i akuzuar për marrje ryshfeti, duke e dënuar me 2 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë.

Në këtë rast, Avdylaj në cilësinë e oficerit të Shërbimit Korrektues në Burgun e Dubravës, akuzohej se kishte marrë 2 mijë euro ryshfet me qëllim të lirimit të parakohshëm të një personi nga burgu, që ishte në vuajtje të dënimit.

Aktgjykimi ndaj Avdylajt u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Fatim Dërmaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Krahas dënimit me burg dhe gjobë, të akuzuarit iu shqiptua edhe dënim plotësues- urdhër për kompensimin e humbjes ose dëmit, të dëmtuarit B.H dhe atë obligohet që ta kompensojë në shumën prej 2 mijë euro.

Po ashtu, të njëjtit i ndalohet ushtrimi i funksionit publik në administratë publike ose shërbim publik në kohëzgjatje prej 3 vjet.

Ndryshe, për ndihmë në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit, akuzohej edhe Astrit Lajqi, i cili tani është në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 12 dhjetor 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Mentor Avdylajt për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe Astrit Lajqit për ndihmë në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit.

Sipas aktakuzës, Avdylaj më 12 mars 2018, në cilësinë e oficerit të Shërbimit Korrektues në zyrën për lirim me kusht në Qendrën e Shërbimit Korrektues në Dubravë, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore kishte pranuar ryshfet përmes të akuzuarit Lajqi, nga i dëmtuari B.H.

Në aktakuzë, thuhet se Avdylaj 2 mijë euro ryshfet i kishte pranuar nga Lajqi, në pikën e karburantit “Shala Petrol”, në hyrje të Pejës, me qëllim të lirimit të Shpejtim Hotit parakohshëm nga burgu, i cili ishte në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Ndërsa, i akuzuari Lajqi thuhet se kishte marrë 2 mijë euro ryshfet nga B.H., në prani të dëshmitarit Sh.Q dhe ia kishte dërguar Avdylajt.

Related posts

Franca “shumë e shqetësuar” rreth situatës në veri të Kosovë

admin

Kurti: Ushtrisë sonë iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj – të aftë e të gatshëm për ta mbrojtur Republikën tonë

rezart morina

SHBA, përpjekje pa sukses për të mënjanuar mbylljen e pjesshme të qeverisë

rezart morina