Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultate preliminare të zgjedhjeve të cilat janë mbajtur sot në katër komunat në veri të vendit.
Sipas KQZ-së, në Leposaviq zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 73.5%, në Zubin Potok ka fituar Partia Demokratike e Kosovës me 52.1%, në Zveçan ka fituar PDK-ja me 60% dhe në Mitrovicë të Veriut ka fituar LVV0ja me 66.5%.