RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia heq embargon e armëve ndaj Turqisë

suedia-heq-embargon-e-armeve-ndaj-turqise

Agjencia Shtetërore e Suedisë për Kontrollin e Eksportit të Armëve (ISP) njoftoi se ka hequr embargon për eksportin e armëve ndaj Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ISP thuhet se vendimi për të lejuar sërish eksportin për Turqins është marrë për shkak të aplikimit të Suedisë në NATO, anëtare e së cilës është edhe Turqia.

Po ashtu vihet në dukje se ky vendim krahas armëve dhe pajisjeve ushtarake vlen edhe për produktet në fushën e elektronikës dhe teknologjisë.

Kreu i ISP, Karl Evertsson më 29 maj dha deklaratë në gazetën “Expressen” lidhur me negociatat e zhvilluara me Turqins për çështjen e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Turqia aktualisht nuk ka nevojë për armët tona. Nuk blejnë armë nga ne. Praktikat që vijnë nga Komisioni i Mbrojtjes i vlerësojmë sipas situatës. Mund t’i shesim armë Turqisë në kushtet e sotme”, kishte thënë Evertsson duke sqaruar se kryejnë eksportin e armëve në kushtet që kërkon Komisioni suedez i Mbrojtjes.

Në pyetjen se si kanë kaluar në duart e organizatës terroriste PKK armët anti-tank AT-4 të prodhimit suedez, Evertsson tha: “Ne këto armë nuk ua eksportojmë organizatave. Kjo mund të shkaktohet për shkak të mos kushtimit të vëmendjes nga ana jonë për të mos lejuar dërgimin e tyre në vendet e treta dhe për arsyen që armët në fjalë prodhohen edhe nën licencën e SHBA-së”.

ISP më 15 tetor 2019 kishte ndaluar shitjen e armëve për Turqinë.

Sipas lajmit të radios shtetërore SR, që pas kësaj date 3 kompanive private suedeze për prodhimin e armëve iu refuzua kërkesa për t’i shitur armë Turqisë. /aa

Related posts

Hezbollah shënjestron sistemin izraelit të mbikëqyrjes pranë kufirit me Libanin

admin

Erdoğan: Turqia synon vetëm të detyrojë Izraelin në armëpushim në Gaza

RTI

BE: Përparësi dëbimeve për të trajtuar migracionin e parregullt

admin