RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Përpjekjet për të forcuar PKK-në terroriste përmes ofrimit të armëve, municioneve dhe strehimoreve kanë marrë vrull”

“perpjekjet-per-te-forcuar-pkk-ne-terroriste-permes-ofrimit-te-armeve,-municioneve-dhe-strehimoreve-kane-marre-vrull”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se përpjekjet për të furnizuar dhe forcuar organizatën terroriste PKK përmes ofrimit të armëve, municioneve dhe strehimoreve stërvitore kanë marrë vrull, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan njoftoi se gjatë 5 ditëve të fundit 114 objektiva u goditën në kuadër të operacioneve ajrore në Siri dhe Irak, me 78 terroristë të “neutralizuar”.

“Operacionet do të vazhdojnë derisa të jetë e sigurt çdo pëllëmbë e maleve të Irakut verior, të cilat shërbejnë si burim i aktiviteteve terroriste”, tha Erdoğan.

Më tej, presidenti turk theksoi se “meqenëse premtimet që na janë bërë nuk po përmbushen”, askush nuk mund të kundërshtojë Turqinë në marrjen e masave të nevojshme për sigurinë e saj.

“Përmes operacioneve të suksesshme ndërkufitare, Turqia qartë dhe pa mëdyshje tregoi se nuk do të lejojë asnjë sulm “kirurgjikal” në territorin e saj”, u shpreh ai.

Related posts

Ambasadori amerikan e quan “historike” mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Gazën

admin

Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Policia thotë se aktualisht situata në veri është e qetë

Muhamet Ramadani