RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Mbi 7 mijë mërgimtarë votuan deri në orën 13:00

kqz:-mbi-7-mije-mergimtare-votuan-deri-ne-oren-13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në konferencën e dytë për media, ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 kanë ushtruar të drejtën e votës mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës në përfaqësitë diplomatike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se nga gjithsej 19 mijë e 187 votues të regjistruar, nga ora 07:00 deri në 13:00 kanë votuar 7,079 persona, që përbën 36.89 për qind të tyre.

Ai ka shtuar se procesi i votimit tashmë ka nisur edhe në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Sipas Elezit, votimi po zhvillohet pa vështirësi në të gjitha përfaqësitë diplomatike.

“Sipas të dhënave nga 24 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 36.89% apo 7.079 votues”, ka thënë ai.

Related posts

Arabia Saudite nisi lëshimin e “vizës për vizitë personale” e cila lejon edhe Umren

Muhamet Ramadani

Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 35,173, më shumë se 79,000 të plagosur

Muhamet Ramadani

Stambolli e nis kështu 2026-ën: në këmbë për Palestinën!

RTI