RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Nga sot fillon periudha për ndërrimin e qendrave të votimit në komunat veriore

kqz:-nga-sot-fillon-periudha-per-nderrimin-e-qendrave-te-votimit-ne-komunat-veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga e hëna ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit në komunat veriore të Kosovës.

Në komunikatën e lëshuar nga KQZ-ja thuhet se kjo periudhë do të zgjasë deri më 3 prill, ndërsa për kundërshtimin e pasaktësive në listën e votuesve do të ketë afat nga 18 marsi deri më 5 prill.

“Ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja më tej ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

“Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org apo në vegzën direkte https://eomp.kqz-ks.org/sq dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së”, thuhet në komunikatë.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.

Related posts

Presidenti turk takohet me krerët turq përpara samitit të jashtëzakonshëm

rezart morina

Kërcënimi nga Petkoviq, reagon presidentja Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

admin

Rikonstituohet Bordi i RTK-së, Besnik Boletini rizgjedhet si kryetar

admin