RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krasniqi pas takimit me Kurtin, kërkon shpërbërjen e Kuvendit

krasniqi-pas-takimit-me-kurtin,-kerkon-shperberjen-e-kuvendit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në deklarimin e tij pas takimit që pati me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar që përmes një mocioni të përbashkët të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Krasniqi, zgjedhjet e jashtëzakonshme i ka quajtur si nevojë dhe domosdoshmëri për vendim.

“Ia shpreha edhe kryeministrit Kurti këtë qëndrim. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një dakordim, me të gjitha partitë parlamentare, për një datë të re të zgjedhjeve, për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës përmes një mocioni të përbashkët. Zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, janë nevojë dhe domosdoshmëri për tu dhënë përgjigje këtyre çështjeve që i ngrita” u shpreh ai.

Ndërsa kreu i PDK-së, ka thënë se do të mundohet të arrijë dakordim me të gjithë sa i përket datës së zgjedhjeve të ardhshme.

“Datat i ka propozuar edhe më herët. 9 qershori tashmë është jashtë kornizës zgjedhore kushtetuese, por besoj që ka ende data ku shpresoj shumë që do të kemi dakordim, kjo është shpresa ime dhe unë do të mundohem ta arrijmë këtë”, shtoi ai.

Related posts

Ballkani Perëndimor rrit bashkëpunimin për përballje me migrimin ilegal

admin

Kurti thotë se Borrell iu përshtat qëllimit të Serbisë: Braktisi disa propozime paraprake

admin

Palestinë; Këto janë zhvillimet kryesore gjatë natës:

rezart morina