RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ballkani Perëndimor rrit bashkëpunimin për përballje me migrimin ilegal

ballkani-perendimor-rrit-bashkepunimin-per-perballje-me-migrimin-ilegal

Ministrat e brendshëm nga rajoni thanë se vetëm duke bashkëpunuar shtetet mes vete mund të përballen me migrimin ilegal, i cili mbetet shqetësim edhe këtë vit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë për t’u përballur sa më mirë me migrimin ilegal dhe kontrabandimin e migrantëve. Kjo u tha në konferencën e sotme të ministrave të brendshëm nga Ballkani Perëndimor dhe Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) në Shkup.

Drejtori i Përgjithshëm i IOM, Antonio Vitorino, shprehi kënaqësinë për rezultatet e arritura nga konferenca e sotme.

“Deklarata e pranuar mes të gjithë përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është përkushtim për përmirësimin e bashkëpunimit në drejtim të luftës kundër migrimit ilegal dhe rrjedhat ilegale me krimin ndërkufitar”, tha Antonio Vitorino nga IOM.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, theksoi se krizat aktuale politike dhe të sigurisë në Lindjen e Afërt dhe Lindjen e Mesme dhe situata e rënduar ekonomike ndikojnë për rritjen e tentimeve për hyrje të paligjshme të migrantëve në rajon.

“Migracionet ilegale janë temë e përditshme diskutimi dhe veprimi i shërbimeve policore në rajonin tonë dhe Evropë, ku presioni dhe tranziti i migrimit ilegal mbetet i lartë edhe në vitin 2022, ndërsa krimi me kontrabandimin e migrantëve edhe më tej është atraktiv dhe profitabil për grupet kriminale”, tha Oliver Spasovski.

Ndërkaq, Ministri i Sigurisë i Bosnjë e Hercegovinës, Selmo Cvitkoviq, dhe Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq, thanë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përballen me krizën e migrantëve vetëm duke bashkëpunuar mes vete.

“Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në rutën më të gjerë të shteteve, nuk mund të përballet vetë me këtë problem”, tha Selmo Cikotiq, ministër i sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë.

“Përcaktimi ynë është lidhja me vendet e rajonit dhe BE-së dhe bashkërisht të kërkojmë zgjidhje për problemet e rajonit. Detyra jonë është të vendosim regjistër të përbashkët dhe identifikim të migrantëve”, tha ministri i brendshëm malazez, Filip Axhiq.

Related posts

Presidenti iranian, Raisi: Nuk do të shmangemi nga negociatat për marrëveshjen bërthamore

admin

Ministri i Jashtëm i Palestinës: Netanyahu dëshiron të vazhdojë të vrasë palestinezët

rezart morina

Izraeli do të kufizojë hyrjen e palestinezëve në Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit

admin