RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Dokumenti i strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-së është “kryesisht në përputhje” me vizionin e Rusisë

kremlini:-dokumenti-i-strategjise-se-sigurise-kombetare-te-shba-se-eshte-“kryesisht-ne-perputhje”-me-vizionin-e-rusise

Kremlini ka deklaruar se dokumenti i strategjisë së sigurisë kombëtare të administratës amerikane është “kryesisht në përputhje” me vizionin e Rusisë, transmeton Anadolu.

“Rregullimet që po shohim, do të thoja, janë kryesisht në përputhje me vizionin tonë”, tha Dmityr Peskov, zëdhënës i Kremlinit, në një intervistë për gazetarin rus Pavel Zarubin.

Peskov shprehu shpresën e Moskës se kjo mund të jetë një “garanci modeste” se ata do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e përbashkët kontruktive për gjetjen e një zgjidhje në Ukrainë.

Ai argumentoi se pozita politike e brendshme e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është i fortë, gjë që i mundëson atij të përshtasë strategjinë e sigurisë kombëtare të vendit sipas vizionit të tij.

Peskov gjithashtu tha se Rusia mbështet gjuhën e përdorur dokument, e cila sipas tij përmban deklarata “kundër konfrontimit dhe në favor të dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira”.

“E dimë se ndonjëherë gjithçka është shkruar bukur dhe konceptualisht e qëndrueshme, por ajo që ata e quajnë ‘shtet i thellë’ vepron krejt ndryshe, edhe kjo ndodh. Prandaj, sigurisht, duhet të jemi shumë të kujdesshëm se si zbatohet ky koncept”, shtoi ai.

Related posts

Trump do të ketë “bisedë të gjatë” me presidentin kinez për Iranin, thotë se SHBA-së nuk i duhet ndihmë

Irfan Jahiu

Kurti dhe Sekretari amerikan Blinken bisedojnë për intensifikimin e dialogut me Serbinë, me epilog njohjen reciproke

admin

“Shqipëria gjithnjë ka mbështetur integritetin territorial të Azerbajxhanit”

admin