RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Franca duhet të dëshmojë akuzat kundër themeluesit të Telegramit

kremlini:-franca-duhet-te-deshmoje-akuzat-kunder-themeluesit-te-telegramit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ndaj themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Telegramit, Pavel Durov, që është arrestuar në Francë, janë ngritur akuza të rënda, transmeton Anadolu.

Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Moskë lidhur me ndalimin e Durovit në Francë.

Duke kujtuar se Durov ka nënshtetësi ruse, Peskov tha: “Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme, por situata këtu është e komplikuar nga fakti se ai (Durov) është gjithashtu shtetas francez”.

Peskov komentoi akuzat e bëra nga Franca kundër Durovit.

“Akuzat janë shumë të rënda. Prandaj duhet të paraqiten prova serioze. Përndryshe, kjo do të nënkuptojë kufizimin e lirisë së komunikimit dhe kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kreut të një kompanie të madhe. Pra kjo situatë, do të jetë e njëjta me politikën që hodhi poshtë dje presidenti francez Emmanuel Macron kur foli për këtë çështje”, tha Peskov.

Në një deklaratë dje në llogarinë e tij në mediat sociale, Macron mbrojti idenë se Durov u ndalua si pjesë e hetimit gjyqësor në lidhje me Telegramin dhe se ky “nuk ishte një vendim politik në asnjë mënyrë”.

Sipas lajmit të gazetës britanike “The Guardian”, prokurorja publike e Parisit, Laure Beccuau tha se akuzat kundër Durovit përfshijnë krime të tilla si transaksione të paligjshme, abuzim seksual të fëmijëve, mashtrim dhe refuzim për dhënien e informacionit ndaj autoriteteve.

Related posts

Shefi i NATO-s: Dërgimi i më shumë armëve në Ukrainë, rruga e vetme drejt paqes së negociuar

admin

Siria: Ka civilë dhe ushtarë të vrarë nga sulmi flagrant i SHBA-së

rezart morina

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës në prag të festës kombëtare

rezart morina