RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i Hamasit viziton Arabinë Saudite për herë të parë që nga viti 2015 – VIDEO

kreu-i-hamasit-viziton-arabine-saudite-per-here-te-pare-qe-nga-viti-2015-–-video

Udhëheqësi politik i lëvizjes palestineze Hamas Ismail Haniyeh mbërriti në Arabinë Saudit, në vizitën e parë në mbretëri pas disa vitesh, raporton Anadolu.

Hanyeh, i cili mbërrit të hënën vonë, shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë që përfshin ish-shefin politik Khaled Meshal, tha një burim i Hamasit për Anadolu.

Delegacioni i Hamasit do të diskutojë me zyrtarët sauditë zhvillimet e fundit në Palestinë dhe marrëdhëniet midis lëvizjes palestineze dhe Arabisë Saudite, tha burimi.

“Hamasi dëshiron të mbajë lidhje të balancuara me të gjitha vendet arabe dhe islame në atë mënyrë që i shërben kauzës dhe popullit palestinez”, shtoi burimi.

Vizita e Haniyeh përkon me vizitën zyrtare të presidentit palestinez, Mahmud Abbas, i cili mbërriti në Arabinë Saudite të hënën.

Nuk dihet ende nëse Abbas dhe Haniyeh do të takohen gjatë vizitës së tyre në Arabinë Saudite.

Vizita e fundit e Hamasit në Arabinë Saudite ishte në vitin 2015 kur ish-udhëheqësi i grupit Khaled Meshal u takua me mbretin Salman bin Abdulaziz dhe zyrtarë të lartë sauditë.

Në gusht 2021, një gjykatë saudite dënoi 69 shtetas palestinezë dhe jordanezë me burgime të ndryshme me akuza për lidhje me Hamasin.

Riadi zyrtar ka liruar shumicën e të arrestuarve në muajt e fundit, përfshirë përfaqësuesin e Hamasit, Mohamed al-Khudari.

Related posts

Turqi, rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale publikohen në Gazetën Zyrtare

admin

Izraeli fillon sulmet ndaj Rripit të Gazës

admin

OKB: 25 për qind e Gazës ku jetojnë 2.3 milionë njerëz përballet me uri katastrofike

rezart morina