RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i OKB-së kërkon “strategji të unifikuar” ndaj Mianmarit

kreu-i-okb-se-kerkon-“strategji-te-unifikuar”-ndaj-mianmarit

Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Mianmar, duke u kërkuar autoriteteve ushtarake të dëgjojnë zërin e popullit, të lirojnë të burgosurit politikë dhe t’i kthehen demokracisë, transmeton Anadolu.

“Unë mbetem thellësisht i shqetësuar për përkeqësimin e situatës politike, humanitare dhe të drejtave të njeriut në Mianmar, duke përfshirë shtetin Rakhine, dhe gjendjen e rëndë të numrit masiv të refugjatëve që jetojnë në kushte dëshpëruese”, tha Sekretari i Përgjithshëm gjatë një konference për media në margjinat e samitit të ASEAN-it në Indonezi.

Indonezia nga e hëna është nikoqir i Samitit të 43-të të liderëve të ASEAN-it organizatës së vendeve të Azisë Juglindore.

Sipas një deklarate në faqen zyrtare të OKB-së, Guterres vlerësoi konsensusin pesëpikësh të ASEAN-it, duke u kërkuar të gjitha vendeve të vazhdojnë të kërkojnë një strategji të unifikuar ndaj Mianmarit.

“Unë vlerësoj gjithashtu përpjekjet e vendosura të Indonezisë si kryesuese e ASEAN-it për të angazhuar të gjitha palët e konfliktit në dialogun politik”, shtoi Guterres, duke u kërkuar autoriteteve ushtarake të Mianmarit të dëgjojnë zërin e popullit, të lirojnë të gjithë të burgosurit politikë dhe të hapin dyert për kthimin e sundimit demokratik.

Mijëra njerëz kanë vdekur dhe janë zhvendosur brenda vendit që kur ushtria e Mianmar mori pushtetin përmes një grusht shteti kundër qeverisë së udhëhequr nga Aung San Suu Kyi në shkurt 2021.

Related posts

Në vitin 2022 Kosova eksportoi dyfish më shumë mallra në SHBA sesa importoi

rezart morina

Octopus: Lajmet e rreme nga Serbia e Rusia synojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës

admin6

Komunat i kërkojnë Qeverisë urgjentisht t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve

admin