RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi: Autobusi humbet kontrollin si pasojë e reshjeve, raportohet për 5 viktima

turqi:-autobusi-humbet-kontrollin-si-pasoje-e-reshjeve,-raportohet-per-5-viktima

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 kanë mbetur të plagosur në Diyarbakır, Turqi, pasi një autobus është përmbysur në orët e para të këtij mëngjesi.

Mediat turke bëjnë me dije se shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit, pasi ka rrëshqitur si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë zonën.

Mësohet se mes viktimave ka qenë një foshnjë dhe gjendja e dy të plagosurve është e rëndë, raporton TRThaber.

Në vendngjarje erdhën një numër i madh i zjarrfikësve, policisë dhe ekipeve mjekësore. /gazetashqiptare

Related posts

Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit

admin

Kosova në rrugën drejt anëtarësimit, a e ka Asociacioni “çelësin” e Këshillit të Evropës?

admin

Shefi i inteligjencës turke takon delegacionin e Hamasit në Stamboll

Kushtrim Guraj