RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i parlamentit francez kritikohet pasi refuzoi mbajtjen e një minutë heshtjeje për punonjësin e vrarë në Gaza

kreu-i-parlamentit-francez-kritikohet-pasi-refuzoi-mbajtjen-e-nje-minute-heshtjeje-per-punonjesin-e-vrare-ne-gaza

Një deputete franceze ka kritikuar kryetarin e Parlamentit francez i cili refuzoi të mbajë një minutë heshtje për një punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme që u vra në një sulm izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Mathilde Panot nga partia e majtë ‘La France Insoumise’ (LFI) në llogarinë e saj në X kujtoi se Ahmad Abu Shamla, punonjës i ministrisë franceze, u vra në sulmet ajrore izraelite.

“Sot në mëngjes kam kërkuar një minutë heshtje në Kuvendin Kombëtar. Kryetari i Kuvendit Kombëtar e ka refuzuar. E turpshme”, shkroi Panot.

Punonjësi i ministrisë, i cili u plagos në një sulm ajror izraelit në Rafah, iu nënshtrua plagëve të shtunën.

Sipas ministrisë, shtëpia e një kolegu nga Konsullata Franceze, ku u strehua punonjësi, u bombardua më 13 dhjetor.

“Kolegu ynë punon për Francën që nga viti 2002”, tha ministria franceze në një njoftim, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Elsa Faucillon, një ligjvënëse franceze e krahut të majtë, tha se viktima Ahmad Abu Shamla mbeti në Gaza me familjen, pasi Franca nuk autorizoi familjarët e tij për t’u larguar nga enklava e bllokuar.

“Franca nuk i vendosi katër djemtë e tij të mëdhenj në listën e personave të autorizuar për t’u larguar nga Gaza. Ai zgjodhi të qëndronte me ta dhe humbi jetën në një bombardim”, tha ajo.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, të paktën 19.600 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, janë vrarë në sulmet izraelite dhe mbi 52.500 të tjerë janë plagosur.

Related posts

Çfarë ndodhi? Gjermania dëbon dhjetëra afganë në vendin e tyre

admin

Bosnja përkujton 16 të vrarët nga forcat kroate pranë qytetit historik të Mostarit

admin

VIDEO/ Marrëveshja BE-Mercosur, fermerët evropianë kthejnë përmbys Strasburgun! Demonstratë para PE-së me traktorë, zjarr, gaz dhe përleshje! Shikoni pamjet

admin