RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza e emigrantëve, ministri i Brendshëm francez viziton sot Lampedusa

kriza-e-emigranteve,-ministri-i-brendshem-francez-viziton-sot-lampedusa

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin njoftoi sot se do të shkojë në Romë për të dhënë një mesazh kundër migrantëve të paligjshëm që kalojnë Mesdheun, pas fluksit të emigrantëve të javës së kaluar në ishullin italian të Lampedusa.

Darmanen do të takohet me homologun e tij italian Matteo Piandedosi.

“Pas kërkesës së presidentit Emmanuel Macron do të shkoj këtë pasdite në Romë”, tha Darmanen për Europe1/Cnews Media, duke shpjeguar se Franca kryesisht dëshiron të “ndihmojë Italinë të ruajë kufijtë e saj të jashtëm”, të cilët janë porta e parë për në Europë nga Afrika e Veriut.

Nga e hëna deri të mërkurën e javës së kaluar, rreth 8,500 njerëz, më shumë se e gjithë popullsia e Lampedusa, mbërritën në ishull me 199 varka, sipas agjencisë së migracionit të OKB-së. /abcnews

Related posts

Holandë, diskutohet ligji i përhershëm për COVID-19

admin

Presidenti turk pret kryeministrin e sudanez në Ankara, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

admin

Serbia e quan “prezencë të Serbisë në veri” vizitën e Bërnabiqit

admin