RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza ushqimore, më e rënda që prej Luftës së II Botërore: Gjendja është dramatike!

kriza-ushqimore,-me-e-renda-qe-prej-luftes-se-ii-boterore:-gjendja-eshte-dramatike!

Nga 150 milionë që ishte përpara tre vjetësh, numri i njerëzve të uritur nëpër botë ka pësuar një rritje dramatike në 823 milionë.

Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Kriza ushqimore nëpër të cilën po kalon bota sot, e ashpëruar pas luftës ruse në Ukrainë, po përshkruhet si më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Krizat ndikojnë e forcojnë njëra-tjetrën”, ka deklaruar gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir. Lufta përshpejton spiralen në rënie, që është në rrotullim të shpejtë edhe si pasojë e krizës së klimës dhe shuarjes së llojeve.

Dy miliardë njerëz në planetin tonë nuk kanë qasje të mjaftueshme, qasje të sigurtë në vazhdimësi tek ushqimi, u shpreh ai. Objektivi i OKB-së që t’i japë fund urisë në botë për shumicën e këtyre njerëzve deri në vitin 2023 duket shumë larg që të arrihet.

Pa sukses kanë qenë edhe përpjekjet e deritanishme për mosprekjen e sistemeve globale të ushqimit nga krizat. 38 vende në kontinentin afrikan janë të varura nga importet e ushqimit. Ata ishin në vështirësi që përpara pandemisë COVID-19, për shkak të problemeve me konfliktet, terrorizmin, me ndryshimin e klimës, që pengonin qasjen në ushqim.

Pas kësaj, erdhën pandemia dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, gjendja u përkeqësua shumë më tepër. Gjendja e krizës në të cilën ndodhet bota nuk do të ndryshojë kaq shpejt, thotë Jason Clay nga organizata World Wildlife Fund, që trajton pasojat e prodhimit global të ushqimit. Madje pritet edhe keqësime.

“Veç kësaj, nëse shohim parashikimet, deri në 1,5 miliardë vetë do të bëhen refugjatë për shkak të ndryshimit të klimës”, shprehet ai. /tch

Related posts

Forcat izraelite kufizuan faljen e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa për të 14-tën javë radhazi

admin6

Presidenti Erdoğan: Turqia është e “domosdoshme” për Evropën – VIDEO

admin

Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

admin