Konfliktet e armatosura, efektet e ndryshimeve klimatike dhe pandemia, kostoja në rritje e jetesës po shkaktojnë një krizë të paprecedentë ushqimore, e cila tashmë ka çuar më shumë se 30 milionë fëmijë në kequshqyerje akut.
Ky është alarmi i ngritur në një njoftim të përbashkët nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara: FAO, UNHCR, Unicef, OBSH, Programi Botëror i Ushqimit.
“Kjo situatë ka të ngjarë të përkeqësohet edhe më shumë në vitin 2023. Ne duhet të sigurojmë aksesin e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët e vegjël, vajzat dhe gratë shtatzëna dhe ato që ushqehen me gji,” tha CEO i FAO, QU Dongyu.
Alarmi ka të bëjë kryesisht me pesëmbëdhjetë vende: Afganistani, Burkina Faso, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Haiti, Kenia, Madagaskari, Mali, Nigeri, Nigeria, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani dhe Jemeni.
Ajo që po shpaloset sot, thotë Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, janë “kriza të përshkallëzuara” që po lënë miliona fëmijë të kequshqyer dhe e kanë bërë më të vështirë për ta aksesin e shërbimeve thelbësore.
“Nënushqyerja është e dhimbshme për fëmijën dhe në rastet më të rënda, mund të çojnë në vdekje ose dëmtim të përhershëm të rritjes dhe zhvillimit”. – shton ajo.
Për këtë arsye, agjencitë kërkojnë që të përshpejtohet zbatimi i Planit Global të Veprimit për Fëmijët në nevojë.