RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij

merzi-paralajmeron-ndryshime-ne-kabinetin-e-tij

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se tani mund të ketë një mundësi për ndryshime në kabinetin e tij.

Deklarata e tij vjen pas dorëheqjes së një politikani të lartë gjatë fundjavës.

“Kjo mund të jetë një mundësi”, është shprehur ai për transmetuesin ZDF, kur është pyetur rreth ndryshimeve të mundshme në kabinet.

“Kjo mund të jetë një mundësi për të rishqyrtuar përbërjen e qeverisë federale”, është shprehur Merz.

Politikani gjerman, Jens Spah, është dorëhequr të shtunën nga posti i kryetarit të grupit parlamentar qeverisës CDU/CSU, pasi ai dhe partneri i tij përdorën një grua surrogate për t’u bërë prindër, edhe pse më herët e kishte kritikuar si praktikë dhe partia e tij e kishte kundërshtuar.

Politikani gjerman dorëhiqet pasi përdori një nënë surrogate për t’u bërë prind
Ky proces është i ndaluar në Gjermani. Vetë Spahn refuzoi ta zbuste politikën kur ishte ministër i Shëndetësisë më 2020, prandaj ai dhe partneri i tij, Daniel Funke, përdorën një nënë në SHBA.

Çështja ka nxitur debat në Gjermani. Ai ka thënë se e ka kuptuar që “lumturia e tij personale për të krijuar një familje nuk është e pajtueshme me funksionin e tij politik”.

Related posts

“Do të jem tepër i mërzitshëm”- Blinken refuzon t’i përgjigjet pyetjes për sulmin të Izraelit ndaj Iranit

admin

Kancelari gjerman: Do përdorim sërish termocentralet me qymyr

admin

U zotua se do të ndiqte rrugën e të shoqit pas vdekjes së tij, Rusia lëshon urdhërarrest për të venë e Alexei Navalnyt

admin