RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Krizë humanitare në kufirin Tuniziano-Libian

krize-humanitare-ne-kufirin-tuniziano-libian

Human Rights Watch (HRW) ka deklaruar në një raport të botuar të enjten se forcat tuniziane të sigurisë kanë dëbuar kolektivisht të paktën qindra migrantë dhe azilkërkues nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane, duke përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna, duke filluar nga 2 korriku 2023, drejt një zonë tampon e militarizuar e largët në kufirin Tuniziano-Libian.

Grupet e dëbuar, disa prej të cilëve pretendohej se kishin status të rregullt ligjor në Tunizi, u dëbuan pa ndjekur një proces të rregullt, sipas HRW, dhe shumë prej tyre raportuan se ishin nënshtruar dhunës nga autoritetet tuniziane gjatë arrestimit ose dëbimit.

“Qeveria tuniziane duhet të ndalojë dëbimet kolektive dhe të mundësojë urgjentisht akses humanitar për migrantët afrikanë dhe azilkërkuesit e dëbuar tashmë në një zonë të rrezikshme në kufirin Tunizi-Libi, me pak ushqim dhe pa ndihmë mjekësore”, tha Lauren Seibert, studiuese për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve në Human Rights Watch.

Jo vetëm që është e pandërgjegjshme abuzimi me njerëzit dhe braktisja e tyre në shkretëtirë, por dëbimet kolektive shkelin ligjin ndërkombëtar. shtoi ajo.

Midis 2 dhe 6 korrikut, HRW intervistoi përmes telefonit një numër të atyre që ishin dëbuar në zonën kufitare.

Të intervistuarit vlerësuan se autoritetet tuniziane kishin dëbuar nga 500 deri në 700 persona në të paktën katër grupe të ndryshme që nga fillimi i muajit, ndërsa raportet e publikuara disa ditë më vonë nga Aljazeera International thonë se shifra mund të arrijë në 1200 persona të zhvendosur në kufijtë tunizian të Libisë. /mesazhi

Related posts

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, OKB: Ndaloni kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve – VIDEO

rezart morina

Scholz premton 2 miliardë euro për fondin e klimës

rezart morina

Izraeli u kërkon më shumë vendeve të ndërpresin mbështetjen financiare për agjencinë e OKB-së ​

admin6