RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën “Vjesnik” në Zagreb

kroaci,-zjarri-perfshin-ndertesen-“vjesnik”-ne-zagreb

Një zjarr në rrokaqiellin “Vjesnik” në rrugën “Slavonska” në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, shpërtheu mbrëmë rreth orës 23:00, raporton Anadolu.

Duke u përhapur vertikalisht zjarri përfshiu disa kate dhe çatinë, prandaj një numër i madh zjarrfikësish u përfshinë në shuarjen e tij.

Në kohën e shpërthimit të zjarrit, nuk ishte askush në ndërtesë. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 93 zjarrfikës me 30 automjete.

“Zjarri është ende aktiv dhe po përhapet përmes hapjeve strukturore. Për shkak të rrezikut në rritje, zjarrfikësit janë tërhequr nga brendësia”, njofton Departamenti Publik i Zjarrfikësve i qytetit të Zagrebit.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur.

Sot në mëngjes në ndërtesë erdhi edhe kryetari i Komunës së Zagrebit, Tomislav Tomasheviq.

“Zjarri po shpërthen vazhdimisht në kate të ndryshme. Është shuar nga brenda dhe nga jashtë. Nuk dihet shkaku, ka disa dyshime, por hetimi do ta përcaktojë. Fatkeqësisht, dëmi është total. Pronari kryesor i ndërtesës është shteti, inxhinierët strukturorë do të duhet të shohin nëse struktura është për prishje apo nëse do të rindërtohet”, tha Tomasheviq.

Related posts

IHMK paralajmëron përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut, këto janë zonat më të rrezikuara

admin

Një ekspertizë e aleancës Emirate-Izrael nën regjinë e SHBA-së: si po reagojnë vendet e tjera të Gjirit?

Irfan Jahiu

Kubë, presidenti iranian Raisi takohet me homologun e tij kubanez Raul Castro – VIDEO

admin