RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kroacia ndalon shitjen e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç

kroacia-ndalon-shitjen-e-pijeve-energjike-per-personat-nen-18-vjec

Parlamenti i Kroacisë miratoi sot ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, me të cilat u jepen kompetenca njësive lokale për të rregulluar shitjen e pijeve alkoolike në dyqane si dhe ndalohet shitja e alkoolit dhe pijeve energjike për personat nën 18 vjeç, raporton Anadolu.

Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë u miratuan njëzëri nga deputetët.

Sipas ndryshimeve, njësitë e vetëqeverisjes lokale do të mund të vendosin vetë për orarin e shitjes së pijeve alkoolike në territorin e tyre, përmes organeve përfaqësuese.

Këto vendime do të merren për mbrojtjen e shëndetit publik, rendit dhe qetësisë publike, trashëgimisë kulturore ose mjedisit.

Ligji gjithashtu forcon mbrojtjen e të miturve, duke detyruar shitësit të mos shesin alkool ose pije energjike nëse vlerësojnë se blerësi është nën 18 vjeç, përveç nëse ai provon moshën me dokument identifikimi.

Ky rregull do të vlejë edhe për arkat automatike.

Gjithashtu parashikohet që gjatë shitjes onlajn të alkoolit, tregtarët duhet të sigurojnë verifikimin e moshës përmes sistemit shtetëror “e-Gradani”.

Related posts

Frutat dhe perimet që duhet të hani çdo ditë për të mos shtuar në peshë!

admin

Bananja, fruti me mrekullira për shëndetin

admin

5 gabime që bëjme me higjenën pa e ditur se janë të dëmshme

admin