RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroacia reagon ndaj refuzimit të kërkesës së saj nga BE-ja për dërgimin e trupave në BeH

kroacia-reagon-ndaj-refuzimit-te-kerkeses-se-saj-nga-be-ja-per-dergimin-e-trupave-ne-beh

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq tha se Bashkimi Evropian (BE) hodhi poshtë kërkesën që ushtarët kroatë të marrin pjesë në Misionin e Forcave Paqeruajtëse të BE-së (EFOR) në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij, Millanoviq theksoi se refuzimi i është përcjellë ministrit të Jashtëm, Gordan Gërliq Radman nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Duke theksuar se refuzimi i kërkesës për të marrë pjesë në mision është i papranueshëm, Millanoviq e përshkroi refuzimin e BE-së si “të pafytyrë, të turpshëm, manipulues dhe të rremë”.

Presidenti kroat deklaroi se do të analizohet përgjigjja ndaj kërkesës “të justifikuar” të një shteti anëtar të BE-së.

Ndërkohë, anëtari kroat i Këshillit të Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq dhe ministrja e Jashtme, Bisera Turkoviq, të njohur për politikën e tyre të moderuar, kundërshtuan kërkesën e Kroacisë për të dërguar trupa në EUFOR.

BeH si palë në luftën që ndodhi në vend në vitet 1992-1995 tha se Kroacia nuk duhet të ketë ushtarë në misionin e paqes në vend.

Related posts

Raporti i OKB-së paralajmëron për thellimin e krizës së urisë në 16 vatra globale

RTI

Greqia drejt plakjes, ka numrin më të madh të moshuarve në Evropë

admin

SHBA dhe Izraeli diskutojnë për situatën e fundit në Gaza

admin