RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KRU “Prishtina” bën thirrje për shpenzim racional të ujit

kru-“prishtina”-ben-thirrje-per-shpenzim-racional-te-ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka bërë thirrje që të ketë shpenzim racional të ujit në këto temperatura të nxehta që të ketë shpërndarje të barabartë për secilën zonë.

Sipas KRU “Prishtina”, kërkesa për ujë është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave.

Por ata thonë se kjo po shoqërohet edhe me keqpërdorime të mëdha.

“Kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Related posts

Publikohet identiteti i burrit që mbeti i vdekur nga të shtënat me armë në “Bon Vivant”

admin

Këshillit të BE-së i shkon propozimi që kushtëzon anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Muhamet Ramadani

Rritet numri i të vdekurve në Turqi, 24,617 deri më tani – VIDEO

Muhamet Ramadani